“Ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emrat se kush e vrau”/ U paraqit në GJKKO, babai i Ervis Martinajt: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha 44 ditë pas bërjes publik të lajmit për supervjedhjen në Bankën e Shqipërisë, mbrëmjen e së premtes është arrestuar edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, si dhe Inspektorja e Përgjithshme e këtij institucioni, Elivar Golemi.
Arrestimi i tyre ka ardhur pas kërkesës që organi i akuzës ka depozituar në Gjykatën e Tiranës, për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Fullanin dhe Golemin, kërkesë kjo e pranuar nga togat e zeza.
Ndërkaq, avokati i guvernatorit Ardian Fullani, Maks Haxhia ka takuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës klientin. Pasi takimit, avokati Haxhia ka thënë për mediat se “ndalimi i tij është i paligjshëm” dhe kjo pritet të jetë karta me të cilën ai do të luajë në gjykatë.
Arrestimi i Fullanit, erdhi vetëm pak orë pasi në Prokurorinë e Tiranës dëshmuan antarët e Këshillit Mbikqyrës, Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi dhe ish-inspektorja e përgjithshme e bankës, Teuta Baleta.
Duket se pikërisht pas këtyre dëshmive, ka qenë vetë drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës Petrit Fusha, i cili ka deklaruar se tashme hetimet janë drejt fundit.
Me arrestimin e Ardian Fullanit dhe Elivar Golemit, shkon ne 19 numri i personave të ndaluar për vjedhjen e 713 milion lekëve nga Banka e Shqipërisë.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka raportuar se në orët e vona të së premtes në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka mbërritur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi së bashku me dy zëvendësdrejtorët e përgjithshëm. Nga burime jo zyrtare mësohet se drejtuesit e Policisë së Shtetit janë në një takim me drejtuesit e Policisë së Tiranës, por nuk bëhet e ditur tema e bisedës.
Gjithashtu mësohet se gjatë orëve të natës Ardian Fullani, si dhe Inspektorja e Përgjithshme e këtij institucioni, Elivar Golemi nuk pritet të merren në pyetje.
Gazetarja Anila Hoxha ka shpjeguar procedurat të cilat do të ndiqen tashmë, pas arrestimit të Guvernatorit Fullani. Sipas kodit, brenda 72 orësh zhvillohet një seancë formale në të njëjtën gjykatë ku është dhënë masa e sigurimit personal. Mundësia e ndryshimit të masës gjatë këtij procesi formal janë shumë të vogla, vetëm në rastet kur personi i dyshuar është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërsa për sa i përket arrestimeve të tjera gazetarja e Top Channel parashikon surpriza, pasi deri tani fokusi ka qenë vetëm te veprimet dhe mosveprimet e bankës, ndërsa disa çështje janë ende pa përgjigje. Cili është mekanizmi i supervjedhjes së bankës? A është vërtet ai që ka rrëfyer Bitraj apo ka një vjedhje më të sofistikuar? Ku kanë shkuar lekët? A ka pastrim parash? Cilat janë pasuritë e personave që akuzohen? Një tjetër element që mund të implikojë edhe persona të tjerë në çështje është edhe mungesa e pamjeve filmike. Bitraj pretendon se ka vjedhur në një periudhë kohore 4 vjeçare, ndërsa prokuroria ka pamjet filmike që tregojnë Bitrajn në pak episode. Burime jo zyrtare deklarojnë se skema e vjedhjes nuk është bërë ende publike për shkaqe hetimore.
Top Channel