“Ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emrat se kush e vrau”/ U paraqit në GJKKO, babai i Ervis Martinajt: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha Pas publikimit të fotove të statujave në fazë restaurimi të Nënë Terezës, në përgjigje të asaj që Ministrja e Kulturës e quajti si abuzim të skupit mediatik edhe për arsye politike me imazhin e shenjtores dhe që sipas saj dëmton imazhin e vendit, ajo sqaroi çfarë është duke ndodhur me statujat në Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit, së bashku me drejtorin e kësaj qendre.
“Të dyja statujat kishin nevojë për restaurim sipas ekspertëve, sidomos statuja që ndodhej në rrethrrotullim. Të dyja statujat po trajtohen në pozicion të shtrirë. Nuk janë të hedhura në plehra dhe as të braktisura, por të ruajtura dhe të trajtuara 24 orë”, tha zonja Kumbaro.
Ndërsa Agim Rada, u shpreh: “Ka probleme shumë serioze. Eshtë derdhur në kushte shumë të këqia. Edhe trajtimi që i është bërë mbrapa nuk ka qenë i mirë. Do mundohemi t’i japim vlera kësaj statuje.”
Statuja që gjendej në Universitetin Politeknik do të vendoset në rrethrrotullimin e aeroportit, ku po ndërtohet edhe piedestali në bashkëpunim me autorin e saj Thoma Thomai. Statuja që ishte pranë aeroportit është ende për t’u caktuar ku do të vendoset, në konsultë me autorin e saj Luan Mulliqi, bëri me dije ministrja Kumbaro.
Sa i përket aktiviteteve në tërësi për ardhjen në Tiranë të Shenjtërisë së tij Papa Françesk, ministrja tha se nga data 10 shtator do të nisë dekorimi i rrugëve kryesore të kryeqytetit dhe i akseve nacionale.
Do të vendosen ekrane në disa sheshe. Në Muzeun Historik Kombëtar do të çelet një ekspozitë për bashkëjetesën fetare në Shqipëri. Do të zhvillohen koncerte me muzikë baroke që do të shoqërohen edhe me lexime të teksteve të figurave më të njohura të klerit të viteve ‘20-‘30.
Aktivitetet do të vazhdojnë deri në fund të shtatorit. Kalendari i plotë i tyre do të bëhet publik së shpejti për shqiptarët dhe pelegrinët që do të vijnë nga jashtë.
Top Channel