Në Uells prej orës 10 të së enjtes ka nisur samiti i liderëve të vendeve anëtare të Aleancës së Atalntikur Verior. Samiti është çelur nga sekretari i Shtetit, John Kerry, ndërkohë që më vonë përfaqësuesit e vendeve anëtare do të diskutojnë për dy ditë situatën e krijuar në Ukrainë dhe kërcënimin terrorist që vjen nga ISIS.

Në samit merr pjesë edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ai i Jashtëm, Ditmir Bushati. Në orët e pasdites kryeministri Rama ka zhvilluar disa takime me udhëheqës të tjerë, mes të cilëve bie në sy ai me homologun grek Andonis Samaras.

“Nën masa të rrepta sigurie ka nisur samiti i Uellsit. Ai u hap me fjalimin e John Kerry dhe mbahet në një moment kur është rritur kërcënimi ndaj sigurisë globale. Përveç takimeve të përbashkëta në kuadër të samitit, me interes shihen edhe takimet bilaterale, në veçanti ai i kryeministrit Rama me kryeministrin grek Samaras, pak kohë pas miratimit të reformës territoriale dhe interesit të shprehur nga Greqia për zonat ku pretendohet se jeton minoriteti grek”, raporton nga Uellsi e dërguara e Top Channel, Rovena Moçka.

Top Channel