PD, akuza për shtrenjtimin e energjisë

04/09/2014 00:00

Enno Bozdo, ish-zëvendësministër i Energjitikës, theksoi në një dalje para mediave se “rritja e çmimit të energjisë elektrike është pasojë e drejtpërdrejtë e megaskandalit të aferës CEZ”.

“Nuk do të kishte rritje nëse CEZ-it nuk do i ishin falur 500 milionë euro fatura të papaguara shtetit shqiptar; Nuk do kishte rritje nëse qeveria nuk do të kishte hequr dorë nga dëmshpërblimi prej 3 miliardë dollarëve për dëmet e shkaktuara nga CEZ-i shtetit shqiptar”, theksoi Bozdo.

“Faturat janë rritur sepse qeveria është e paaftë të luftojë vjedhjen e energjisë. Janë “fryrë” faturat e energjisë për bizneset dhe janë rikthyer ato aforfe. Shqiptarët nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë këtë rritje”, shtoi Enno Bozdo.

Top Channel