Elbasan, aksioni kundër ndërtimeve pa leje

04/09/2014 00:00

Në qarkun e Elbasanit, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa objekte të ndërtuara në mënyrë të paligjshme si dhe ka filluar procedim penal për disa shtetas të cilët akuzohen për veprën penale “ndërtim pa leje”.

Konkretisht: shtetasi me inicialet D.K, 56 vjeç, banues në Elbasan në lagjen “Partizani” është konstatuar se po kryente ndërtim pa leje. Shtetasi me inicialet P.Z., 54 vjeç, banues në fshatin “Dëshiran” është konstatuar se po kryente ndërtim pa leje.

Top Channel