“Ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emrat se kush e vrau”/ U paraqit në GJKKO, babai i Ervis Martinajt: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha Ish-inspektorja e përgjithshme, Teuta Baleta ka hedhur akuza të forta mbi drejtuesit e Bankës së Shqipërisë dhe Këshillin Mbikëqyrës se kanë dobësuar me qëllim strukturat e kontrollit.
E thirrur në seancë dëgjimore para komisionit parlamentar të ekonomisë, zonja Baleta listoi një sërë veprimesh, përmes të cilave kupola drejtuese e bankës ka penguar kontrollin financiar.
“Nuk u zbatua programi i propozuar për trajnimin e inspektorëve, një rekomandim që e kishte lënë me forcë edhe FMN. Gjithashtu, pata vonesa në strukturimin e departamenteve të kontrollit. Kjo u vonua për 1 vit e gjysmë pa dhënë asnjë sqarim përse”, ka deklaruar Baleta.
Madje, sipas Baletës, si Këshilli Mbikëqyrës ashtu dhe drejtuesit ekzekutiv të saj, në shkelje flagrante të ligjit kanë cënuar kompetencat e inspektorit të përgjithshëm, duke arritur deri në pushimin e punonjësve të saj, edhe pse departamenti i kontrollit është i pavarur nga drejtimi i bankës.
“Burimet njerëzore u kufizuan me disa veprime arbitrare, si për shembull largimin e inspektorëve pa miratimin e kryeinspektorit, veprim që është ndesh me ligjin. Gjithashtu u kufizua edhe aksesi në informacion deri në ndalimin total të tij, si dhe u mor përsipër interpretimi i njësive të audituara”, ka thënë Baleta.
Zonja Baleta tha se të gjitha këto shkelje ajo i ka dokumentuar dhe madje ka tentuar t’i korrigjojë duke i bërë rekomandimet përkatëse, por si këshilli ashtu dhe administratorët e bankës i kanë hedhur poshtë rekomandimet.
“Drejtimi në BSH nuk e ndërtoi mekanizmin e kontrollit të rrezikut. Kjo shërbeu që në strukturat e bankës të shtohej kundërshtimi i rekomandimeve, duke bërë që ato të ktheheshin në struktura vendimmarrëse”, ka saktësuar Baleta.
Në fund të një dëshmie të fortë, e cila hedh akuza të drejtëpërdrejta mbi mënyrën se si është administruar Banka e Shqipërisë, zonja Baleta ka dashur të sqarojë para komisionit edhe arsyet se pse ajo u paraqit në seancën dëgjimore, ndryshe nga pasardhsja e saj Golemi, që refuzoi për dy herë më radhë.
“Dëshminë e paraqita në bazë të detyrimit ligjor kundrejt Kuvendit dhe popullit shqiptar. Shpreh respektin për ata punonjës të BSH, që pavarësisht nga uljet në detyrë dhe madje përjashtimin nga puna, punuan me integritet të papërlyer”, ka shtuar Baleta.
Pas seancës dëgjimore me ish-inspektoren baleta, e cila e ka mbajtur këtë post deri në fund të vitit 2010, komisioni i ekonomisë do të vijojë javën e ardhshme duke dëgjuar anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, përfshirë dhe guvenratorin.
Një proces, në fund të të cilit synohet jo vetëm të hidhet dritë mbi skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve, por edhe të përgatiten ndryshimet ligjore për të korrektuar kuadrin, sipas deputetëve, problematik mbi të cilin funksionon BSH.
Top Channel