Përgjatë disa orëve i gjithë qyteti i Shkodrës mbeti pa ujë të pijshëm. Shkak u bë një difekt në linjën 20 kw që furnizon me energji pompat e ujësjellësit.
Për të gjetur difektin është dashur të vinte nga Tirana një pajisje speciale për gjetjen e çarjes nën tokë të kabllit 20kw.
Shefi i mirëmbatjes të OSHEE-së Shkodër, Shpresim Dybeku, shprehet se difekti është identifikuar dhe po punohet që brenda pak orëve të riparohet dhe të rikthehet uji i pishëm.
Ndërkohë, kjo ndërprerje e papritur e ujit të pijshëm i ka gjetur të papërgatitur qytetarët e Shkodrës duke krijuar mjaft anomali .
Tashmë, ka mbetur për t’u identifikuar nëse ka pasur ndërhyrje të paligjshme në kabllin 20kw apo ka qënë amortizim i rrjetit.
Top Channel