I ftuar në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” në Top Channel, deputetit i Partisë Demokratike Ridvan Bode, ka hedhur poshtë të gjitha zërat për një bojkot të zgjedhjeve vendore nga ana e PD-së.

Ndërsa, lidhur me skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, si ish-ministër i Financave, Bode e ka cilësuar shumë të rëndë këtë ngjarje, por si pas tij më e rëndë është tentativa që mazhoranca po bën për të marr nën kontroll këtë institucion të pavarur.

Pandi Gjata: Një ditë më parë pati debate dhe diskutime në mbledhje e Grupit Parlamentar të PD në lidhje me qëndrimin që duhet të mbanit për prezencën ose jo tuajën në Parlament. Cili është  qëndrimi juaj, nisur edhe nga eksperienca e gjatë në pozitë, por edhe në opozitë me PD-në?

Ridvan Bode: Diskutimet e djeshme në grupin parlamentar reflektojnë një shqetësim të deputetëve për të luajtur më mirë rolin e tyre në funksion të strategjisë dhe të taktikës politike te PS-së. Vendi për të mos marrë pjesë në Parlament ishte marrë kohë më parë, takimi i ditës së djeshme synonte të intensifikonte veprimtarinë e grupit parlamentar, si një veprimtari shumë e rëndësishme e PD. Dalja nga parlament pati një disa arsye dhe ishte një vendim i marrë pas disa zhvillimeve në Parlament. Ne jemi në opozitë dhe nuk mund të vendosim për ligje. Ne nuk dalim nga Parlamenti nëse qeveria nuk përdor strategjinë tonë për taksat, ne nuk dalim nga Parlamenti përse qeveria ndërpreu rritjen e pagave, përse qeveria nuk rrit pensionet, por ne kemi një mision në Parlament dhe ai është që ne të dëgjohemi dhe të shprehemi për veprimtarinë e qeverisë. Ne duhet të bëjmë transparencën e veprimtarisë së qeverisë. Përmes veprimtarisë së përditshme ne synojmë të shkojmë drejtë të së vërtetës. Aktiviteti parlamentar ka qenë i dobët deri më sot. Kushtetuta na ka dhënë një rol që pak parlamente të tjera e kanë, atë të ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare. Këto komisione dhe kërkesa duhet të merren menjëherë në konsideratë. Kjo është një nga veprimtaritë ku opozita, por edhe mazhoranca përpiqen për të bërë transparencën dhe kontrollin mbi ekzekutivin dhe kjo e drejtë është mohuar në mënyrë permanente. Atëherë, kush është roli i opozitës në Parlament? Nëse opozita nuk lejohet të shprehet apo të bëjë kontrollin mbi ekzekutivin, atëherë vihet një pikëpyetje shumë e madhe e të gjithë sistemit politik në Shqipëri.

Pandi Gjata: Edhe ju me këtë situatë që përshkruat jeni për të mos shkuar në Parlament apo jo?  


Ridvan Bode:
Mendimi im është që deputetët e PD-së duhet të jenë në Parlament, por duhet të ketë një garanci.

Pandi Gjata: Çfarë kërkoni nga mazhoranca?

Ridvan Bode: Nëse një mazhorancë nuk zbaton ligjet dhe vendimet apo nuk respekton Kushtetutën, kjo është një skandal tjetër edhe më i madh. Qeveria po nëpërkëmb edhe aktet ligjore dhe nuk po zbaton as ligjet të cilat i ka votuar vetë. Por kjo është një çështje tjetër, pasi unë mendoj që minimumi i opozitës në Parlament duhet të jetë garancia që ajo të luajë rolin demokratik që i takon. De në këto kushte kur opozitës i mohohet çdo rol në Parlament, sigurisht që opozita e ka të nevojshme të komunikojë me publikun.

Pandi Gjata: Parashikoni që do të jetë i gjatë ky qëndrim jashtë Parlamentit?

Ridvan Bode:
Normalizimin e kësaj situate tashmë e ka në dorë shumica, e cila duhet të japi sinjale se ka reflektuar mbi atë që ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë dhe të mos nxjerrin të tilla justifikime, siç tha Kryeministri Rama, “dhuna verbale prodhojë dhunë fizike” sepse Parlament është për të folur. Në asnjë mënyrë ai nuk mund të përdori falangat që ka në Parlament për të bllokuar mendimin e opozitës, e cila kërkon zbatimin e një minimumi rregullash. Ne sot nuk pretendojmë të vendosim për ligjet e thjeshta. Ne nuk kemi as atë mundësi që kishte opozita e djeshme për të bllokuar ligjet me 84 vota. Ne jemi një opozita që të paktën duhet të dëgjohemi dhe për ato dimensione që kemi duhet të bëjmë transparencën mbi ekzekutivin.

Pandi Gjata: Në aksionin tuaj jashtë Parlamentit, është një iniciative e kësaj stine të re për të organizuar referendume lokale kundër ndarjes së re territoriale. Ka diskutime dhe zëra që është një test i parakohshëm për PD-në para zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm. Mendoni edhe ju kështu që është një risk për PD-në.

Ridvan Bode: Përfundimi i hartës së re mendoj që u bë pa konsensus politik, duke përfituar nga numri i votave që kanë, por tradita politike dëshmon për të kundërtën. Këto reforma nuk janë thjesht administrative, por janë politike dhe elektorale. Për këtë çështje është anashkaluar edhe mendimi i qytetarëve. Ka një sërë reagimesh nga komunitetet lokale të cilat kundërshtojnë këtë ndarja. Pra nuk është thjeshtë një kërkesë e PD-së, por një kërkesë e komuniteteve lokale për t’u shprehur.

Pandi Gjata: Pra, nuk mund të jetë një test elektoral për PD-në një referendum lokal?

Ridvan Bode: Unë nuk mendoj që PD-ja po kërkon të testojë veten, por këto janë më shumë si pasojë e kërkesave dhe reagimeve të qytetarëve.

Pandi Gjata: Ka zëra që me këtë ndarje të re territoriale nuk do të shkoni në zgjedhje. I duhet PD-së që të marri një vendim që tëani për të hyrë ose jo në zgjedhjet lokale?

Ridvan Bode:
PD-ja nuk ka munguar asnjëherë në zgjedhjet. Partitë funksionojë vetëm përmes proceseve elektorale dhe nuk mendoj që Partia Demokratike do të bojkotojë zgjedhjet lokale. Nga kryetari është thënë se me këtë hartë elektorale ne nuk do të lejojmë zhvillimin e zgjedhjeve lokale, kjo do të thotë që PD-ja do të përdorë të gjitha hapësirat ligjore për të kërkuar që për ndarjen territoriale të ketë një logjik më adekuate dhe të jetë më e përshtatur dhe të përputhet më shumë me interesat e qytetarëve.

Pandi Gjata: Cili është qëndrimi që do të mbajë PD-ja për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë, kur mazhoranca do të ndërmarra nisma ligjore për të rregulluar të gjitha atë që nuk ka funksionuar në atë që solli këtë vjedhje masive?


Ridvan Bode:
Ky është një incident tepër i rëndë, por po ashtu jam i bindur se mënyra se si po drejtohet nga ana e mazhorancës është po aq i dëmshëm po aq sa edhe incidenti që ka ndodhur në BSH. E gjithë çështja është për të ruajtur kredibilitetin e këtij institucioni. Trajtimi duhet të bëhet me një shkallë të lartë përgjegjshmërie dhe të mos përdoret incidenti për të vendosur në kontroll politik Bankën e Shqipërisë. Kredibiliteti i institucionit do të jetë dhjetë herë më i dëmtuar në rast se do të shpejtohet për të bërë ndryshime ligjore që do të synojnë kontrollin politik nga ana e mazhorancës aktuale.

Pandi Gjata: Të gjithë e duan kredibilitetin e Bankës së Shqipërisë. Kemi një nismë ligjore nga mazhoranca, por është lëkundur shumë besimi i opinionit të gjerë. Por në anën tjetër a kishte përgjegjësi morale dhe ndoshta një dorëheqje e Guvernatorit do ta kishte çliruar gjithë këtë situatë?

Ridvan Bode:
Çështjet e përgjegjësive morale dhe personale janë të gjykuara nga individët. Ajo që ka vlerë janë hapësirat ligjore. Dorëheqje nuk ka bërë as ish-guvernatori kur u vodh thesari në Krrab, e cila ishte në një vlerë disa fish krahasuar me këtë që është aktualisht. Procesi është nën hetim dhe ai duhet të shkojë deri në fund për të krijuar te qytetarët besimin se çështja u zbardh përfundimisht.

Top Channel