“Marshalli Berlin”

03/09/2014 00:00

Top Show ka nisur mbrëmjen e së martës sezonin e tij të ri. Ministrit i Zhvillimit Ekonomik,  Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ishte i ftuari i parë, i cili foli për perspektivat e reja të Konferencës së Berlinit, si edhe për ekonominë gjatë vitit të fundit nën vulën e qeverisë “Rama”.

Alban Dudushi: Është diskutuar gjatë këtyre ditëve në lidhje me Konferencën e Berlinit, por besoj që në opinionin publik erdhi si një lloj rrufeje kjo konferencë. Nuk besoj që ishte kaq e papritur edhe për juve që morët pjesë atje.

Arben Ahmetaj:
Absolutisht që nuk ishte e papritur, përkundrazi pala shqiptare, por besojë edhe pjesa tjetër e rajonit ishte e informuar që në vizitën që Kryeministri Rama pati me Kancelaren Merkel ku iu konfirmua, jo zyrtarisht, por në bisedë drejtpërdrejtë në tryezën e punës ku do të kishte një konferencë për Ballkanin dhe menjëherë pas vizitës ju konfirmua të gjithë rajonit zyrtarisht që do të kishte një konferencë me një axhendë specifike të fokusuar në të ardhmen e Ballkanit dhe në integrimin europian të tij.

Alban Dudushi: Si erdhi kjo ide e kësaj konference, lindi në kokën e Merkelit, lindi në kokën e ballkanasve, lindi në kokën e zotit Rama?

Arben Ahmetaj: Ka dy element që duhen pasur parasysh. E para, janë të gjithë eventet gjeo-politike, duke përfshirë Ukrainën apo duke përfshirë zhvillimet në Turqi dhe përtej apo zhvillimet në Lindjen e Mesme. Tjetër element është kriza ekonomike. Përpjekjet e Ballkanit për t’u integruar në BE dhe interesi i drejtpërdrejt dhe koshienca gjermane që Ballkani Perëndimor është pjesë e natyrshme e Europës dhe duhet të jetë pjesë e natyrshme dhe e BE-së. Dua të them se lindi në kokën e Kancelares është një iniciativë e drejtpërdrejt gjermane, e cila garanton edhe vazhdimësinë dhe suksesin e iniciativës. Ne filluam përgatitjet javën e fundit të korrikut për të shkruar atë që ne paraqitëm në emër të rajonit, që është quajtur ‘dokumenti i punës shqiptar’, i cili përfshinte të gjithë interesat e rajonit.

Alban Dudushi: Pse e patët ju këtë detyrë?

Arben Ahmetaj: Pa modesti, Shqipëria dhe qeveria shqiptare konsiderohen të parët në rajon që kanë lëvizur nga pozicionet e tradicionale të tyre të dikurshme të lidhura me steriotipin ballkanas. Është një qeveri proaktive dhe jo më në pritje. Dokumenti u konsiderua jashtëzakonisht shumë i mirë. Që tani e tutje ky dokument do të merret dhe do të futet në përmbajtjen dhe materialet e qoftë të punës dhe të Komisionit Europian në lidhje me Ballkanin. Ky dokument është i ndarë në dy shtylla kryesore, ajo politike dhe ajo ekonomike. Dokumenti reflekton interesat e përbashkëta të të gjitha shteteve dhe aktorëve të rajonit.

Alban Dudushi: U fol për 12 miliardë euro. Këto nuk janë para të akorduara, por janë para që mund të shkohet deri në këtë shifër apo jo?

Arben Ahmetaj: Përpara se të vijmë te shumat e akorduara dhe që do të akordohen. I parë nga sipër rajoni duket akoma një treg i pa integruar ndër vedi dhe i pa integruar me BE-në. Ndërkohë që shumica e vendeve të Ballkanit janë ose kandidatë ose kandidatë të avancuar të avancuar në negociata dhe anëtarë. E gjithë kjo është në një kuadër të ri politik dhe në një kuadër të ri ekonomik. Është viti i parë që në Ballkan nuk ka konflikte dhe në përkujtim të asaj që ka ndodhur 100 vite përpara, duke filluar nga Ballkani, ne në 28 gusht hapëm një faqe të re për Ballkanin Perëndimor. Ky është një ndërgjegjësim i ri i Gjermanisë për rëndësinë për rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor.

Alban Dudushi: Ne jemi tregje të vogla edhe vetëm, por edhe të gjithë së bashku përbëjmë prapë një treg të vogël. Pse është ky lloj interesi nga ana e Gjermanisë?

Arben Ahmetaj: Ballkani është pjesë e natyrshme e Europës, por nuk është akoma pjesë e natyrshme e BE-së.

Alban Dudushi: Kjo do të thotë që do të futemi të gjithë në të njejtën kohë në BE, nëse del me sukses kjo histori?

Arben Ahmetaj: E thënë qoftë nga Kancelarja, qoftë nga Barroso që hyrja në BE varet nga reformat që ndërmerr çdo vend, nga shpejtësia dhe serioziteti i tyre. Dhënia e statusit për Shqipërinë ka në themel një sërë reformash tejet të vështira, por të drejtpërdrejta dhe transparente dhe me rezultate, pra nuk ishte një dhuratë ishte një meritë, por të ishte dhuratë do të ishte dhënë më përpara.

Alban Dudushi: Ideja e kësaj është që vendet e Ballkanit do të futen në një klasë konsulte ku do të mësojë të gjithë bashkë. Do të konkurrojnë vendet e Ballkanit për projektet apo do të jenë gjithë kohës me projekte të përbashkëta?  

Arben Ahmetaj: Konferenca ka shtyllën e vetë ekonomike dhe kjo ishte e fokusuar në infrastrukturë rajonale, në energji, në promovimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, gjithashtu edhe turizmi. Bavaria nga Tirana është 1 mijë kilometra, Boni nga Berlini është pak më pak. Pra ne jemi shumë afër Gjermanisë. Logjika është që vendet të mos konkurrojnë me njëra tjetrën për projekte rajonale sepse projektet rajonale janë në harmoni me interesat ekonomike të të gjitha vendeve. Vetëm këtë verë ishin 2 milionë gjermanë pushues në të gjithë pjesën e “korridorit të kaltër” që vinin deri poshtë në jug të Shqipërisë. Me infrastrukturën ky numër, gjerman apo europianë të vendeve të ndryshme shkojnë edhe 10 milionë sepse nga Vjena të zbresësh deri në jug të Shqipërisë nuk do të dojë më shumë se 10 orë.  

Alban Dudushi: Dy janë elementët nga Konferenca e Berlinit, “Korridori i kaltër” dhe 12 miliardë euro , të cilat mendohet që do të lëvrohen deri në vitin 2020. Flisni për “Korridorin e kaltër” sepse është më i perceptueshëm nga njerëzit apo këtë keni të vetmen gjë më konkrete dhe të tjerat janë ende gjëra që po diskutohen?

Arben Ahmetaj: Jo ka shumë gjerë konkrete është infrastruktura hekurudhore, e cila në degëzim të bashkohet me idealen e hekurudhës Mynih-Stamboll. Këto nuk janë më retorikë. Nëse mendojmë që Ballkani Perëndimorë do të integrohet në BE këto do të bëhen realitet patjetër, ndryshe tregu ngelet i fragmentuar.

Alban Dudushi: Nga Konferenca e Berlinit dolëm me projekte konkrete apo dolëm me ide për projekte?

Arben Ahmetaj: Projektet janë konkrete, shumat janë konkrete dje janë brenda strategjisë së vitit 2020. Ajo që është ndryshe këtë radhë është se shuma është specifike është 12 miliardë për projekte rajonale, nuk jemi duke folur për programet nacionale.

Alban Dudushi: Këto para do të vinë nga Gjermania apo nga BE-ja?

Arben Ahmetaj: Këto janë para të Komisionit Europian. Çfarë do të promovojë Gjermania në proces do të jetë shtesë fondesh dhe vëmendje dhe garanci implementimi.

Alban Dudushi: Domethënë Gjermania do të jetë ‘tutori’ i vazhdueshëm i kësaj historie?  

Arben Ahmetaj:
Do ta quaja motori i gjithë kësaj iniciative dhe garantoj për suksesin dhe ndjekjen e kësaj iniciative.

Alban Dudushi: Pse nuk mori pjesë Greqia në këtë konferencë?

Arben Ahmetaj: Në njohurinë time ky ishte një fokus për Ballkanin Perëndimor dhe organizatori ka menduar të sjellë impute në këtë moment. Në aspektin shqiptar, Greqia është një partner politik dhe ekonomi tejet i rëndësishëm.   

Alban Dudushi: Do të doja të pyesja Merkelin se pse nuk e ftoj Greqinë.

Arben Ahmetaj: Ministrat e ekonomisë së rajonit do të jenë në Budva më 24 shtator, bashkë me zëvendëskancelarin gjerman dhe mund ta pyesni nëse dëshironi edhe atje.


Alban Dudushi: Ka zëra që thënë se Kancelarja është dashuruar me Kryeministrin, në mënyrë politike.

Arben Ahmetaj: Dua të them një element që është shumë i rëndësishëm. Fokusi për Shqipërinë ishte i veçantë që në takimin e parë. Pa ndrojtje dua të them që është vlerësim për Shqipërinë dhe Kryeministrin e saj.

Alban Dudushi: Nëse do të kemi parasysh shpejtësinë e deritanishme. Serbia e fitoi statusin përpara nesh, Kroacia është brenda BE-së, duket se nuk është i pari kryeministri ynë që ka lëvizur nga këto pozicione.

Arben Ahmetaj: Jemi duke folur në formatin e Ballkanit Perëndimor dhe nuk jemi duke folur më për Slloveninë dhe Kroacinë, të cilat për disa arsye janë integruar me një shpejtësi tjetër.

Alban Dudushi: Kosova përfiton nga kjo sinergji për të lëvizur më shpejt?

Arben Ahmetaj: Do të ishte naivitet të mendonim që ndonjë nga vendet do të kapërcejë etapa. Motivimi për Kosovën është shumë i madh, por asnjë nga vendet nuk do të anashkalonte reformat e domosdoshme për në BE.

Alban Dudushi: E ekzagjerojmë po ta quajmë një “Plan Marshall” për Ballkanin?

Arben Ahmetaj: Nuk do ta ekzagjeroja, por kjo varet edhe ga vendet e Ballkanit që të fillojnë të materializojnë të gjithë atë interes të Gjermanisë dhe të BE-së. Nëse Ballkani ecën me shpejtësi me reformat ka shansin që të eci pa kthim drejt kombeve dhe vendeve të rajoneve të qytetëruara dhe të zhvilluara ekonomikisht.

Alban Dudushi: Gjithmonë është kjo kushtorja “po të” dhe këtu fillon pastaj të humbi ai optimizmi i parë. Dua të kujtojë që në vitin 2002 është zhvilluar një konferencë e ngjashme në Selanik, por ja ku jemi 12 vjet më prapa. Për shumë njerëz po të mos kishte ndodhur kjo e Berlinit nuk do të kujtohej as Selaniku tashmë. Ku qëndron ndryshimi?

Arben Ahmetaj: Samiti i Selanikut është moment kuç në historinë e Ballkanit. Në këndvështrimin e Bashkimit Europian, si iniciativë unike gjermane është e të njëjtit kuadër, të afrimit të vendeve të Ballkanit ne BE. Pas 10 e më shumë viteve nga ‘Selaniku’ shumica e vendeve ose janë anëtarë ose janë kandidatë. Konferenca e Berlinit ka të gjithë qëllimin që ta marri Ballkanin nga ku është tani në një pozicion të ri me kohën, me BE-në dhe zhvillimin ekonomik. Pas 15 viteve Konferenca e Berlinit do të jetë realisht “Plani Marshall”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA