Dega Rajonale e Institutit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në Elbasan ka ndërmarrë sot një aksion për heqjen e të gjitha tabelave reklamuese të vendosura në rrugë.

Fillimisht ky aksion është përqendruar në akset nacionale, por siç bën me dije përgjegjësi i këtij sektori, më pas ai do të shtrihet edhe në rrugët dytësore dhe brenda qytetit.

Aksioni synon të disiplinojë bizneset, që të paguajnë taksat për çdo hapësirë publike të zënë. Vendosja e tabelave reklamuese, sidomos në akset nacionale, shpesh herë ka sjellë probleme dhe aksidente rrugore, për shkak të mosrespektimit të rregullave për vendosjen e tyre.

Drejtuesit e INUK thonë se nuk do të lejohet askush të shkelë ligjin dhe, brenda pak ditësh, në asnjë aks rrugor nuk do të ketë tabela reklamimi të bizneseve, që nuk paguajnë detyrimet.

Top Channel