Tiranë, dëmtohet memoriali “Post Bllok”

01/09/2014 00:00

Pas atij të Pavarësisë, persona të paidentifikuar kanë dëmtuar edhe memorialin e “Post Bllokut” që përkujton vuajtjet dhe krimet e diktaturës komuniste.

Memoriali që ngrihet në krah të Kryesisë së Kuvendit dhe jo larg Kryeministrisë ka pësuar dëmtime jo të pakta teksa i është thyer një pjesë e xhamit rrethues. Në vendngajrje nuk kanë munguar forcat e rendit, ashtu si edhe ish të dënuar politikë.

Pranë memorialit ka mbërritur edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, i cili ka akuzuar për ngjarjen kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Ky është rasti i disatë që memorialet bien pre’ e dëmtimeve. Pak kohë më parë, atij të Pavarësisë tek Parku Rinia iu hoqën një pjesë e pllakave metalike.

Top Channel