Ndërtimet pa leje, vazhdon aksioni i Policisë
01/09/2014 00:00
Policia e Shtetit ka deklaruar të hënën se po vijon aksionet kundër ndërtimeve pa leje në të gjithë territorin e vendit.
Sipas Policisë së Shtetit, deri tani janë proceduar penalisht 369 shtetas dhe 32 prej tyre janë arrestuar në flagrancë.
Ndërkohë, 12 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.
Gjithashtu, Policia e Shtetit bën me dije se brenda një jave janë evidentuar 367 ndërtime pa leje në të gjithë territorin.
Top Channel