“Ethet” e zgjedhjeve lokale

01/09/2014 00:00

Nga Jala, gjatë një takimi me të rinjtë eurosocialistë, sekretari për Rininë në Partinë Socialiste, Erion Veliaj, bashkëbisedoi për disa nga çështjet e qeverisjes së sotme, duke u ndalur veçanërisht në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe reformat e Ministrisë së Mirëqenies Sociale.

Veliaj kërkoi të njëjtin angazhim edhe në zgjedhjet e ardhshme vendore nga të rinjtë e FRESSH-it. Ju e shikoni se e djathta e lë ekonominë të shkatërruar, deklaroi Veliaj, dhe i duhet së majtës që të bëjë pastrimin e shtëpisë dhe të rimëkëmbë ekonominë.

“Në zgjedhjet vendore të vitit tjetër do të kemi një sistem të ri administrativ, ku Shqipëria do të ketë 61 bashki. Nëse të rinjtë e majtë dhe të gjithë koalicionit do të mobilizohen, nuk kam asnjë dyshim që ne mund të fitojmë mbi 50 nga 61 bashkitë e Shqipërisë, sepse kemi treguar se aty ku qeveris e majta ka më shumë normalitet, shoqëria është më solidare, më e bashkuar, ka më pak frymë përccarëse dhe ekonomia përmirësohet”, tha Veliaj.

Top Channel