Atletico Madrid blen Alessio Cercin

01/09/2014 00:00

Atletico Madrid ka arritur një marrëv eshje me Torinon për blerjen e Alessio Cercit. Lojtari i kombëtares italiane u transferua mbrëmjen e së dielës në Madrid dhe do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me kampionët në fuqi të Spanjës.

“Los Colchoneros” kanë paguar 16 milionë euro plus 3 bonuse. Për 27-vjeçarin po bënin “luftë” Milani, Arsenali dhe Monakoja.

Atletico kërkonte edhe Xherdan Shaqirin, por shqiptari i Bayern Munchen deklaroi të dielën paradite se klubi nuk e lejonte largimin e tij.

Top Channel