Dortmund, vjen fitorja e parë në kampionat

29/08/2014 00:00

Pasi dështuan në javën e parë në fushën e tyre ndaj Leverkusen duke u mundur 0-2, Dortmund arriti të marrë një fitore me mjaftë vlera në fushën e vështirë të Augsburg me rezultatin e ngushtë 2-3.

Verdhezinjtë e nisën mjaft mirë ndeshje, ku brenda 14 minutave arritën të shënonin dy herë, me anë të Reus dhe Papastathopoulos. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Vendasit rritën presionin duke  kërkuar të shënonin golin e parë, por sërish të besuarit e Klopp trefishuan shifrat me Ramos.

Atëherë kur dukej gjithçka e përfunduar, Augsburg reagon dhe shënojnë dy gola të shpejtë me Bobadilla dhe Matavz, por nuk arrijnë dot të barazojnë rezultatin. Kjo ishte ndeshja e parë e javës së dytë të Bundesliga-s, ndeshjet e tjera luhen të shtunën dhe të dielën.  

Top Channel