Dorëhiqet drejtori i INUK
27/08/2014 00:00
Zyhdi Dajti, drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik ka dhënë dorëheqjen nga ky post mesditën e së mërkurës.
Në vend të tij është emëruar Dallëndyshe Bici, e cila deri më tani kishte mbajtur postin e drejtoreshës juridike në të njëjtin institucion.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij vendimi të Dajtit, i cili prej gati një viti ka qenë në krye të INUK, duke drejtuar një sërë aksionesh për prishjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë Shqipërinë.
Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se INUK do të shkrihet brenda 30 ditësh dhe do të kalojë në vartësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në mënyrë që të jetë sa më efikas.
Top Channel