Angli, Lampard tërhiqet nga kombëtarja

27/08/2014 00:00

Frank Lampard i ka dhënë lamtumirën kombëtares angleze të futbollit. Futbollisti 36-vjeçar ka vendosur të mbyllë karrierën ndërkombëtare pas 106 ndeshjesh të luajtura me “Tre Luanët” ku ka shënuar 29 gola.

Takimi i fundit i ish-mesfushorit të Chelsea-t me Anglinë ka qenë ai ndaj Kosta Rikës, në Botërorin e Brazilit.

Lampard, i cili aktualisht luan me Manchester City i huazuar nga skuadra amerikane e Nju Jorkut, ka luajtur me Anglinë Europianin e vitit 2004 (në 2008 kombëtarja angleze nuk u kualifikua, ndërsa në 2012 lojtari ishte i dëmtuar) dhe 3 Botërorë (2006, 2010 dhe 2014), pa fituar asnjë titull të rëndësishëm.

Top Channel