La Liga, ‘ngecin’ kampionët

26/08/2014 00:00

Pas fitoreve të Barcelonës dhe Realit ishte radha e kampionëve për të treguar vlerat e tyre në këtë javë të parë të kampionatit spanjoll. Por Atletico e Madridit nuk ka mundur të mposhtë Rayo Vallecano.

Vendasit e Rayo-s arritën ta mbanin të paprekur portën e tyre, pavarësisht sulmeve të kampionëve në fuqi të Atletico-s.

Atletico e nisi mirë ndeshjen me disa sulme të shpejta the me presingun e tyre karakteristik, por ishin të paqartë para portës së vendasve. Ndërsa në 45 minutat e dyta, të besuarit e Simeones treguan shenja lodhje duke i lënë më tepër terren vendasve, të cilët u shfaqën disa herë rrezikshëm në portën e të riut, Miguel Angel Moya, por dhe ata nuk mundën të shënonin, në fund rezultati ishte i bardhë 0-0.

Top Channel