Bayern Munchen blen mbrojtësin Benatia
26/08/2014 00:00
Bayern Munchen ka zyrtarizuar blerjen nga Roma të mbrojtësit Mehdi Benatia. Lajmin e ka bërë të ditur ‘La Gazzetta dello Sport’, sipas së cilës të dy klubet kanë arritur marrëveshjen për 26 milionë euro.
27-vjeçari do të kalojë të mërkurën vizitat mjekësore dhe do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me kampionët në fuqi të Gjermanisë.
Pas dëmtimit të rëndë të Javi Martinezit, të cilin Pep Guardiola e përdorte në qendër të mbrojtjes, Bayern Munchen kishte nisur kërkimin për një zëvendësues të denjë ditët e fundit.
Benatia u dallua në vitin e tij të parë në Romë si një nga mbrojtësit më të mirë të Serisë A. Marokeni luajti 33 ndeshje duke shënuar 5 gola.
Top Channel