Usain Bolt, rekord edhe në sallat e mbyllura

24/08/2014 00:00

Usain Bolt thyen për herë të parë një rekord botëror në sallat e mbyllura. Atleti xhamajkian e mbylli garën e 100 metrave në Varshavë me kohën 9.98 sekonda duke thyer rekordin 10.05, i cili mbahej nga namibiani Frankie Fredericks.

Shtatë herë kampioni olimpik, i cili këtë vit fitoi medaljen e artë në garën 4×100 në lojërat e Komonuellthit do të jetë një nga pretendentët kryesorë edhe me 28 gusht në Zyrih, ku do të jetë etapa e parë e ‘Diamond League’. Kjo do të jetë gara e fundit e tij për këtë sezon të mundimshëm.

Usain Bolt ka deklaruar pas kësaj gare se ai do t’i japë fund karrierës së tij, si atlet, pas lojërave olimpike “Brazil 2016”.

Top Channel