Parkimi i automjeteve në Prishtinë mbetet një problem shqetësues për qytetarët dhe sidomos për drejtuesit. Këmbësorët janë të deyturar të ecin mes makinave, që në shumë raste parkohen edhe në trotuar.

Por kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se kaosi do zhduket së shpejti përmes krijimit të parkingjeve publike.

“Ka përfunduar projektimi i zonës së qendrës, fakulteti ka dorëzuar skicat ndërsa drejtoria e urbanistikës ka bërë ndryshimet që kanë të bëjnë me planifikimin urban. Gjithashtu kemi bërë bisedime me operatorin telefonik dhe nga Zagrebi do marrim shumë shpejt softwerin. Nga tetori fillon sistemi i pagesave të parkingut në zonën qendër. Për këtë do ketë edhe një fushatë sensibilizuese. Në një vit projekti do të zgjerohet në zonën 2 e më pas në atë 3”, deklaron Ahmeti.

Ai thotë se komuna ka identifikuar parkingjet eksiztuese për të larguar ato informale. Sipas Ahmetit, taksat e parkingjeve janë të ardhurat kryesore për pushtetin vendor pas atyre të ndërtimit.

“Trafiku më i madh në qytet shkaktohet nga njerëzit që lypin në parkingje. Ne duhet ta rregullojmë parkingun në qendër dhe do ta bëjmë atë me pagesë, sepse jo të gjithë vijnë kur e dinë që është me pagesë. Gjithashtu, qëndrimi do të jetë i kufizuar. Ata që nuk janë banorë të qendrës maksimumi do mund të rrijnë dy orë. Policia do merret me shkeljet e trafikut, ndërsa ne për ndëshkimin e atyre që kanë tejkaluar afatin e qëndrimit”, saktëson Ahmeti.

Projekti ka entuziazmuar qytetarët e Prishtinës, që e konsiderojnë të nevojshme zgjidhjen e këtij problemi, ndërsa ende nuk dihet sa do jetë çmimi në këto parkingje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA