Vieri: Shitja e Balotelli-t, historike për Milanin

22/08/2014 00:00

Ish-sulmuesi i Milanit, Christian Vieri duket se i ka idetë e qarta për largimin e Balotelli-t nga kuqezinjtë.

“Sot Galliani ka bërë lëvizjen më të madhe në historinë e Milanit”, shkroi Bobo në profilin e tij në Twitter, duke iu referuar transferimit të mundshëm të Balotelli-t drejt Liverpoolit, e cila tashmë duket një çështje e mbyllur.

Paraditen e së enjtes, dy ekipet arritën marrëveshjen me njëra-tjetrën për transferimin e sulmuesit, prej të cilit Milani do të arkëtojë 20 milionë euro, ndërkohë që detajet e kontratës së Balotelli-t janë duke u diskutuar ende.

Kërkesa e Marios është 6 milion euro paga neto. Në mesditë sulmuesi la qendrën stërvitore “Milanello” ku është stërvitur këto ditë së bashku me lojtarët e tjerë të Milanit.

Top Channel