Mrekulli afrikane në New Jersey, Maroku i jep leksion taktik “Seleçaos” pa Neymar
Trajneri i kampionëve të La Liga-s dhe një prej më të mirëve të momentit, Diego Simeone ka folur për sfidën e vlefshme për Champions mes italianëve të Napolit dhe spanjollëve të Athletic Bilbao-s.
“Në ‘San Mames’ do të jetë e vështirë për Napolin, tifozët janë një faktor mjaft i rëndësishëm. La Liga ka një tjetër nivel krahasuar me Serie A. Një vit më parë Bilbao arriti të grumbullonte plot 70 pikë dhe kjo nuk është e lehtë në këtë kampionat”, tha ish-lojtari i Interit.
Ndeshja e parë në Itali përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, spanjollët kaluan të parët në avantazh me Muniain, për Napolin barazoi argjentinasi Higuain.
Top Channel