Formula 1 rikthehet në Belgjikë
22/08/2014 00:00
Pas një pushimi njëmujor, pilotët e Formula 1 u janë rikthyer sërish pistave dhe, këtë fundjavë, ata do të garojnë në pistën e Spa-Francorchamps, në Belgjikë.
Kryesuesi i klasifikimit për pilotë, Nico Rosberg, ka deklaruar se ka marrë mësime nga gabimet në Hungari.
Është e rëndësishme të shohësh garat e kaluara, por më e rëndësishme është të shohësh gabimet e bëra dhe t’i rregullosh ato, ka deklaruar gjermani.
Edhe pse rivaliteti mes pilotëve është shumë i fortë, shpresoj që të jem unë, ai që do të fitojë trofeun në Belgjikë, ka përfunduar piloti i Mercedes.
Top Channel