Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është zotuar se fushata e sulmeve kundër militantëve në Gaza do të vazhdojë deri në vendosjen e një sigurie të plotë për banorët e Izraelit
Ushtria izraelite tha se ka 92 sulme ajrore gjatë së mërkurës, ndërsa Hamasi ka lëshuar plot 137 raketa nga Gaza në drejtim të Izraelit.
Netanyahu e krahasoi grupin palestinez të Hamasit me grupin xhihadist të ISIS, duke e quajtur atë “degë të së njëjtës pemë”.
Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit izraelit ka reaguar edhe zëdhënësi i Hamasit, i cili e cilësoi deklaratën e Netanyahu-t si një përpjekje për të mbuluar dështimet
Gruaja dhe vajza 2 vjeç e kreut të “Brigadave Al Qasam”, krahu i armatosur i Hamasit, mbetën të vrarë nga bombardimet izraelit të martën në Gaza që shkaktuan në total 11 palestinezë të vdekur.
Një zyrtar i Hamasit nga Kajro tha se Izraeli kishte vënë në shënjestër banesën e Mohamed Deif, komandanti i militantëve të Al Qasam. Nuk dihet nëse Deif ka qenë në banesë në momentin e sulmit, por Musa Abu Marzuk, numri dy i Hamasit tha se gruaja dhe vajza 2-vjeçare e Deif kishin humbur jetën gjatë sulmit.
Deif akuzohet si përgjegjës për shumë prej sulmeve vetëvrasëse në Izrael vitet e shkuara. Ai ka mundur t’i mbijetojë dhjetëra atentateve për ta vrarë dhe besohet se këto atentate e kanë lënë me pasoja fizike.
Top Channel