Materazi me fanelën e Juventusit, nominon Zidane

21/08/2014 00:00

Sfidës së ujit të akullt pak ditë më parë iu përgjigj edhe Valentino Rossi i cili siç e do tradita nominoi 3 emra, mes të cilëve ishte edhe Marko Materazzi.

Ish-mbrojtësi i Interit dhe kombëtares italiane pranoi sfidën dhe hodhi në rrjetet sociale videon ku i bashkohet asaj…me fanelën e Juventusit të veshur.

“Nuk e mendoja kurrë se do ta vishja ndonjëherë këtë fanelë, por për një kauzë të drejtë e ia vlen”, thotë ai në video.

Më pas Marco kthehet për të treguar se fanela që ai mban veshur është ajo me numrin 21 dhe emrin e Zidane të cilin e nominon për sfidën e kovës së akullt.

Materazi dhe Zidane ishin dy protagonistët e veçantë të finales së Kupës së Botës në 2006 mes Francës dhe Gjermanisë, kur asi francez goditi me kokë mbrojtësin italian, goditje që i kushtoi kartonin e kuq dhe largimin më të keq të mundshëm nga futbolli i luajtur.

Që prej këtij momenti dy lojtarët nuk kanë shkëmbyer asnjë kontakt së bashku, madje edhe në ato pak raste kur ka qenë mundësia për t’u takuar në aktivitete sportive, e kanë shmangur një gjë të tillë.

Tani mbetet të shohim nëse Zizu do të pranojë sfidën e Materazit.

Nisma synon mbledhjen e fondeve në fushatën e ndërgjegjësimit kundër sklerozës amiotrofike laterale, e njohur ndryshe dhe si sëmundja e Lou Gehrigut.

Top Channel