Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme, të zhvilluara nga efektivët e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në drejtim të kultivimit të bimëve narkotike, ku gjatë tri muajve të fundit janë zhvilluar një sërë operacionesh të koduara, ku janë asgjesuar mbi 35 mijë bimë e fidanë Canabis Sativa, një tjetër rast është goditur gjatë ditës së mërkurë.

Konkretisht, rreth orës 13:00 të datës 20.08.2014, në Tepelenë, në afërsi të lumit Bence, në brendësi të rrethimit të stallës së derrave, pronë e shtetasit B. Meta, i datëlindjes 1963, banues në Tepelenë, janë evidentuar 21 bimë narkotike të kultivuara, të cilat varionin mbi dy metra lartësi, ku disa prej tyre ishin shkulur nga vetë i zoti.

Bimët narkotike janë asgjesuar në vend me anë të djegies, ndërsa disa prej tyre dhe bimët e shkulura janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel