Marcos Rojo, zyrtarisht i Manchester United

20/08/2014 00:00

Tashmë është zyrtare, Marcos Rojo është lojtar i Manchester United. Anglezët do të paguajnë 20 milionë euro për mbrojtësin argjentinas, ndërsa Luis Nani do të kalojë në formë huazimi deri në fund të sezonit te Sporting.

Pas 7 vjetësh në Old Trafford, me një total prej 229 ndeshjesh dhe 41 gola, Nani do të rikthehet në klubin ku ka nisur karrierën.

Menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Botëror, disa nga klubet më të rëndësishme në Europë u interesuan për 24-vjeçarin argjentinas, i cili bëri një paraqitje mjaft të mirë në Brazil.

Top Channel