Turistët serbë dhe kroatë në Shqipëri

19/08/2014 00:00

Serbët dhe kroatët renditen të fundit sa i përket numrit të turistëve nga rajoni që vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet.

Ndryshe nga shqiptarët e Kosovës, nga maqedonasit apo malazezët, kroatët dhe serbët janë paragjykues ndaj Shqipërisë dhe nuk e ndajnë turizmin nga konfliktet apo marrëdhëniet e vjetra politike. Sadik Malaj kreu i Operatorëve Turistike në Shqipëri e konfirmon këtë fakt dhe thotë se sidomos serbët kanë krijuar ndër vite një lloj paragjykimi ndaj shqiptarëve, ndërkohë që ne si qytetarë, mikpritjen e ofrojmë njëlloj për të gjithë pa pasur paragjykime kombësie.

Por këtë vit për t’i thyer disi këto mentalitete shqiptarët e kanë hedhur hapin të parët, ku 12 agjenci turistike shqiptare kanë marrë pjesë në Panairin e Turizmit në Beograd. Megjithatë sipas Malaj edhe ky panair nuk arriti pritshmërinë e duhur. Sërish numri i turistëve serbë që vijnë në Shqipëri është i ulët.

Por ndryshe nga serbët kroatët kanë nisur të frekuentojnë plazhet e Shqipërisë dhe të zbulojnë se këtu tek ne është edhe më lirë se në vendin e tyre.

Top Channel