Barcelona spektakolare, fiton 6-0, debuton Suarez

19/08/2014 00:00

Barcelona është rikthyer ajo e ditëve të arta, bindëse dhe spektakolare, duke fituar 6-0 ndaj meksikanëve të Club Leon. Ndeshja ishte e vlefshme për trofeun “Joan Gamper”.

Neymar dhe Messi ishin ata që e udhëhoqën ekipin e tyre në këtë fitore. Goli i parë u shënua që në minutën e 4-t nga argjentinasi, i cili realizoi pas një pasimi nga braziliani, i cili do të trefishonte shifrat që në pjesën e parë, madje me dy gola fantastik, në minutën e 12 dhe 44.

Tifozët e shumtë në ‘Camp Nou’ po prisnin me entuziazëm debutimin e uruguaianit, Luis Suarez, por ishte i riu El Haddadi aq mbajti ndeshjen në nivele të larta duke shënuar një dopitë në të 56-ën dhe 78-ën.

Trajneri i ri i Barcelonës vendosi të aktivizonte Suarez-in në 15 minutat e fundit të ndeshje, duke debutuar me Barcelonën. Uruguaiani nuk kishte luajtur asnjë ndeshje që prej Kampionatit Botëror që pas kafshimit ndaj Chiellini-t në ndeshjet në grupe.

Sulmuesi u dënua fillimisht 4 muaj nga të gjitha aktivitetet sportive, por apeli i javës së kaluar e lejoi atë të stërvitej me ekipin e ri dhe të luajë edhe miqësore. Luiz Suarez e përfundon dënimin e rëndë në fund të muajit qershor.  

Top Channel