Fier, zjarr në ish-depot e grumbullimit

18/08/2014 00:00

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë ish-depot e grumbullimit në qytetin e Fierit gjatë orëve të mbrëmjes.

Nga të dhënat e para nuk ka persona të lënduar, ndërsa bëhet e ditur se zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Me të marrë lajmin për rënien e zjarrit forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për lokalizimin e flakëve.

Shkaqet e rënies së zjarrit deri tani janë të paqarta, ndërsa banorët janë shprehur se ai është i qëllimshëm.

Top Channel