Kryeministri Rama udhëton sot në Athinë, pritet takimi ‘kokë më kokë’ me Mitsotakis, ja çfarë do diskutohet mes dy liderëve PD ka vazhduar edhe gjatë së hënës me akuzat në lidhje me skandalin e Sarandës, ku mëkëmbësi i deputetit Kokëdhima, siç thonë, ka kërkuar favor seksual me një vajzë të mitur në këmbim të një vendi pune, duke drejtuar gishtin e fajit ndaj oligarkisë në pushtet, Rama-Meta-Kokëdhima.
“Skandali i Sarandës në zyrën e Partisë Socialiste është mirëfilli tregues i oligarkisë në veprim, Rama-Meta-Kokëdhima, që funksionon kështu. Në të gjitha zyrat e Partisë në Shqipëri, në të gjithë zyrat e administratës, paguhet në këmbim të shërbimit, në këmbim të punësimit. Çirakët e oligarkëve, që kanë ngritur rrjetin e merimangës në gjithë vendin, shpërdorojnë pushtetin dhe kërkojnë vazhdimisht favore, parà, interesa, deri te realizimi i dëshirave perverse që kanë”, ka akuzuar në deklaratën e tij për shtyp deputeti Oerd Bylykbashi.
“Këta oligarkë e kanë marrë me kohë licencën për të poshtëruar qytetarët e vendit, qysh kur vendosën aleancën parazgjedhore. Licenca për shpërdorim në çdo drejtim është dhënë nga Edi Rama, Ilir Meta, e Koço Kokëdhima, që kur ata caktojnë drejtorë trafikantët e drogës, caktojnë në krye të Këshillit të Qarkut të akuzuarin për rrëmbim fëmije, fusin në Parlament të dënuarin për prostitucion. Prandaj, etika dhe morali i kësaj qeverie ka rënë, përpara se oligarkët të vijnë në pushtet. Ata janë ngjizur në mëkat që në krye të herës dhe nuk mund të presësh tjetër përveç abuzimit, kudo e me këdo”, është shprehur më tej deputeti i PD.
Top Channel