Tirana feston 94-vjetorin

16/08/2014 00:00

Skuadra e Tiranës feston sot 94-vjetorin e themelimit të saj. Më 16 gusht 1920 me emrin Shoqata Sportive Agimi do të merrte udhë klubi që sot mban numrin më të madh të titujve në futbollin shqiptar.

Në vitin 1927 ndryshon emrin nga Shoqata Agimi në Sport Klub Tirana, emër që do ta mbante për 20 vite kur nën trysninë e regjimit të asaj kohe emri u ndryshua nga KS Tirana në 17 Nëntori.

Me rënien e regjimit komunist emri u ndryshua sërish dhe u vendos ashtu siç kishte propozuar Selman Stërmasi në vitin 1927, KS Tirana.

Tirana është klubi më me shumë trofe në Shqipëri duke numëruar plot 49 të tillë.

Top Channel