Ergys Kaçe aktivizohet ndaj Interit

15/08/2014 00:00

Në ndeshjen e fundit miqësore para takimit ndaj Stjarnan, Interi udhëtoi për në Greqi ku luajti ndaj Paok-ut, në të cilin aktivizohet edhe lojtari i kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe.

Edhe pse ishte vetëm një ndeshje miqësore, të dyja ekipet luajtën një futboll të bukur dhe me ritëm, por në fund rezultati ishte i bardhë 0-0.

Italianët në pjesën e dytë hodhën në fushën e lojës edhe blerjen e tyre më të re, Osvaldo, i cili zëvendësoi në minutën e 56-të D’Ambrosio-n.

Ndërsa në 45 minutat e dyta për grekët e Paok u aktivizuar edhe korçari Ergys Kaçe, i cili bëri një paraqitje të mirë në mesin e fushës, duke fituar duelin me kroatin Kovaçiç që u ndëshkua edhe me një karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj shqiptarit.

Ndeshja e radhës për zikaltërit do të jetë ajo në Europa Ligue, më 20 gusht ndaj islandezëve të Stjarnan.

Top Channel