Argjentina, “Tata” i hap dyert Tevezit

15/08/2014 00:00

Një kapitull i ri duket se është hapur mes Tevezit dhe Argjentinës.

Mbërritja në krye të pankinës e Gerardo “Tata” Martinos afron gjithnjë e më shumë sulmuesin e Juventusit me kombëtaren e tij, pas përjashtimit të bujshëm nga Botërori nga ish-trajneri i “Seleccion”-it, Alejandro Sabella.

“Në kombëtaren time, të gjithë do t’i kenë dyert e hapura”, ka thënë ish-tekniku i Barcelonës, në konferencën e parë për shtyp të tijën. Mënyra se si luan “Apashi” – nënvizojnë mediat lokale, – i ka pëlqyer gjithnjë teknikut Martino.

Mediat vendase nuk e përjashtojnë mundësinë e të parit të një sulmi argjentinas me Messin pas krahëve të Tevezit dhe Agueros.

“Leo Messi do të ketë rolin e më të mirit në botë, pasi kjo është përgjegjësia që i takon”, ka shtuar “Tata” Martino. Ndeshja e parë nën udhëheqjen e “Seleccion”-it për trajnerin e ri do të zhvillohet më 3 Shtator në Dyseldorf, me kampionët e Botës në fuqi Gjermaninë, në një “ripërsëritje” të finales së Rio de Janeiros.

Top Channel