Flamurtari prezanton Erjon Vucajn

14/08/2014 00:00

Erjon Vucaj është prezantuar pasditen e së mërkurës, si lojtari më i ri i Flamurtarit. Prezantimi i mesfushorit shkodran është bërë para mediave nga drejtori sportiv i klubit, Ardi Behari.

Në konferencën për shtyp, teksa pozuan me fanelën e Flamurtarit, drejtori i klubit Behari e cilësoi afrimin e Erjon Vucajt jo si një rastësi, por si një dëshirë të kahershme, që drejtuesit e klubit vlonjat kanë pasur për mesfushorin shkodran.

Ndërkohë, vetë Vucaj ka theksuar se kishte refuzuar ofertat e tjera, për të pranuar kalimin te skuadra vlonjate, duke u bindur nga projekti madhor që ka ky klub. Ai ka një eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar.

E ka filluar karrierën te Vllaznia dhe më pas, nga viti 2009, ka kaluar te Laçi. 23-vjeçari ka qenë edhe pjesë e ekipeve kombëtare të moshave U19 dhe U21.

Top Channel