Ribery tërhiqet nga “Gjelat” e Francës

13/08/2014 00:00

Franck Ribery i thotë “lamtumirë” kombëtares franceze. Anësori sulmues, 31 vjeç, i Bayern Munchen ka njoftuar vendimin për t’i dhënë fund karrierës futbollistike me fanelën e “Les Bleus”, në një intervistë të dhënë për revistën gjermane “Kicker”.

Ribery, i detyruar të mungonte në çastet e fundit para Botërorit të Brazilit, për shkak të një dëmtimi në shpinë, ka zhvilluar plot 81 ndeshje me “gjelat” e Francës, duke shënuar 16 gola. Ndeshja e fundit me ta ka qenë ajo në miqësoren e 5 Marsit, kundër Holandës.

“Dua të kaloj më shumë kohë me familjen time. Të përqendrohem më shumë te Bayern Munchen dhe t’u lë hapësira më të rinjve. E kemi parë edhe në Botëror, që nuk ka përse shqetësohemi për të ardhmen e kësaj kombëtareje, – ka shpjeguar Ribery. – Kam pasur momente të mira e të këqija, por tashmë ka ardhur momenti për një kapitull të ri të jetës sime”.

Top Channel