F1, Alonso-Kimi-Vettel më të paguarit

13/08/2014 00:00

Nëse analizojmë rezultatet e marra në pistë, dikush mund të habitet. Por, Fernando Alonso dhe Kimi Raikkonen, dy pilotët e një Ferrari në vështirësi të mëdha gjatë këtij sezoni, janë në krye të renditjes sa i përket fitimeve të tyre.

Të dhënat e publikuara nga “f1times.co.uk”, të cilat i referohen pagave që marrin pilotët gjatë sezonit aktual, tregojnë se Nando dhe Kimi marrin të dy nga 22 mln euro në vit, teksa e ndajnë podin me kampionin e botës në fuqi, Sebastian Vettel me Red Bull.

Britaniku Lewis Hamilton është vetëm i pesti në renditje, ndërsa Ricciardo, i cili po befason në debutimin e tij me Red Bullin, renditet në vendin e 15.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel