Francois Hollande feston 60-vjetorin 

12/08/2014 00:00

Presidenti francez, Francois Hollande feston sot ditëlindjen e tij të gjashtëdhjetë. Shefi i Elizesë do të festojë në një lokalitet në jug të vendit, ku është duke kaluar pushimet, por që është mbajtur në sekret të plotë.

Hollande duket se ka zgjedhur të bëjë një festë private në familje me fëmijët e tij Thomas, Clemence, Julien dhe Flora, njofton selia presidenciale në një komunikatë.

Në festë duket se nuk do të jenë të pranishëm ministra apo personalitete të politikës. Hollande do t’i rikthehet detyrës pas pushimeve të premten më 15 gusht.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta