Diego Lopez: Me Milanin dua titullin

12/08/2014 00:00

Diego Lopez mbërriti në Milano. Blerja më e re e kuqezinjve është shprehur i lumtur për aventurën që  pret, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

“Kam ardhur në Milano për të dhënë maksimumin tim. Ancheloti ishte një shtysë që unë të vija këtu, duhet ta falenderoj për këtë. Galliani ka thënë që jam portieri më i mirë në Europë? Kam ardhur me idenë për të punuar, jam i lumtur që jam në klubin më të mirë në Itali dhe në botë, për mua është një hap i rëndësishëm. Do të punoj shumë për një vend titullar. Objektivat e mia janë fitimi i titullit dhe rikthimi në Europë”, këto ishin fjalët e para të ish-portierit të Realit në ambientin kuqezi.

Transferimin e Lopez në Itali e përshëndeti edhe Ancelotti, i cili shtoi se është i bindur se Lopez do të bëjë një punë të mirë në Milano.

Top Channel