Ligue 1, shokohet Monaco, fiton Lion

11/08/2014 00:00

20-vjeçari Valentin Lavigne shënoi 3 minuta nga fundi i takimit, për t’i dhuruar Lorientit një fitore befasuese 2-1 ndaj nënkampionëve të vitit të kaluar, Monaco, në ndeshjen e fundit të javës së parë të kampionatit francez.

Sulmuesi kolumbian Radamel Falcao dukej se po shpëtonte ekipin e tij nga disfata, teksa barazoi përkohësisht nga 11-metërshi rezultatin, por largimi i Ricardo Carvalhos me të kuq ishte një minus më shumë për skuadrën e principatës, të drejtuar nga Leonardo Jardim.

Miqtë shtangën të gjithë të pranishmit në stadiumin “Louis II”, përfshi edhe vet Princin Albert, teksa fituan një penallti pas vetëm 10 minutash lojë, kur Aymen Abdennour u rrëzua brenda zonës së rreptësisë, ndërsa Vincent Aboubakar nuk gaboi nga 11-metërshi. Portieri i Lorientit ishte heroi i ekipit, deri kur gjyqtari akordoi një tjetër penallti, këtë herë për vendasit e Monacos, kur kishin mbetur edhe 12 minuta nga fundi i ndeshjes.

E megjithatë, goli i Falcaos nuk mjaftoi që skuadra e shpenzimeve të mëdha ta niste me fitore sezonin e ri të Ligue 1, ndryshe nga sa ndodhi për 7 herë kampionët e Francës, Lionin, që e nisi me këmbën e mbarë, pas fitores 2-0 të arritur ndaj një rivali të vështirë, si Rennes, në “Stade Gerland”.

Top Channel