Milan, tjetër takim për Alessio Cercin

10/08/2014 00:00

Pas festës për 41-vjetorin e trajnerit më të ri të Milanit, Filippo Inzaghi, e cila korrespondoi edhe me një “dhuratë” merkatoje, pas zyrtarizimit të blerjes së portierit Diego Lopez, klubi kuqezi duket se nuk do të ndalet.

Kjo, për shkak se Galliani ka një objektiv për të përmbushur, mbi gjithçka tjetër. Ai që kërkohet me ngulm është anësori sulmues i Torinos, Alessio Cerci, operacioni për të cilin mbetet i vështirë.

Pengesë është jo vetëm kërkesa e lartë e klubit torinez, por edhe konkurrenca, mbi të gjitha ajo e spanjollëve të Atletico Madrid.

Megjithatë, te Milan, të mërkurën është parashikuar një tjetër takim kokë më kokë, në Arcore, mes Berlusconit, Gallianit dhe SuperPippos, për të studiuar strategjinë e mbërritjes te lojtari shtatlartë.

Siç bëhet e ditur, Galliani vazhdon gjithsesi bisedimet me drejtuesin torinez, Cairo.

Top Channel