Interi pëson 3 gola në 13 minuta

10/08/2014 00:00

Të renditur vetëm në vendin e 13 në sezonin e fundit në Bundesligën gjermane, Eintracht Frankfurt arriti të mposht 3-1 Interin, duke treguar edhe një herë që kampionati gjerman qëndron më lartë se ai italian.

Ndërsa zikaltërit rikthyen sërish dyshimet, pas paraqitjeve të mira në turneun amerikan, ku mbi të gjitha ra në sy mbrojtja me tre lojtarë e udhëhequr nga Vidic, i cili dukej një lider i vërtetë. Por gjithçka ka ndryshuar në miqësoren e së dielës në Gjermani.

Përballë 50 mijë spektatorëve, u mendua se italianët di të arrinin një fitore të lehtë pas atij goli të parë nga Botta në minutën e 25, por nuk ndodhi kështu, pasi gjermanët arritën të përmbysin gjithçka brenda 13 minutave. Piazon barazoi në minutën e 26-të, ndërsa Seferovic ishte autor i dy golave, të cilët vulosën rezultatin e kësaj ndeshjeje.

Në pjesën e dytë zikaltërit u përpoqën të reagonin, por nuk u treguan të saktë para portës së gjermanëve për të gjetur golin e dytë.

Top Channel