“Je e çmendur”/ Përplasje të ashpra në mbledhjen e KLP mes Sokol Stojanit dhe Mirela Bogdanit: Kështu e gjykova, kush je ti që… Nisën këtë fundjavë punimet për restaurimin e sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë, për të qenë gati më 21 Shtator, kur Shqipërinë do ta vizitojë Papa Françesku.
Në këtë shesh është planifikuar të zhvillohet mesha, predikimi i Atit të Shenjtë, lutja e engjëllit në Zot, si dhe fjalët e tij, të cilat do të ndiqen nga mijëra qytetarë, që do të mblidhen në këtë ditë të rëndësishme.
Projekti u hartua nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe u miratua në datën 15 Korrik 2014 nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.
Komisioni shtetëror për vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri, që drejtohet nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ia ngarkoi Bashkisë së Tiranës ekzekutimin e projektit për ndërhyrje rehabilituese në sheshin “Nënë Tereza”.
Ndërhyrjet parashikojnë nivelimin e sheshit qendror, pas heqjes së strukturës së shatërvanit në qendër të tij, i cili tashmë është vlerësuar si i amortizuar, krejtësisht jashtë funksionit dhe jokoherent me kontekstin arkitektoniko-urbanistik të sheshit.
Shkallarët që e rrethojnë atë do të restaurohen tërësisht, pjesët e munguara të travertinave do të zëvendësohen me të njëjtin material dhe trotuaret do të plotësohen me mozaikun e veshjes sipërfaqësore.
Fasadat e objekteve, që ballafaqohen me sheshin, do të pastrohen plotësisht. Do të ketë ndërhyrje në objektet përreth, si Universiteti Politeknik i Tiranës, Akademia e Arteve, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Rektorati, e gjithashtu do të ndryshojë edhe ndriçimi i sheshit.
Përveç këtyre objekteve, do të restaurohet edhe fasada e godinës së Muzeut Kombëtar, në të cilën janë vendosur skelat paraditen e së shtunës. Punimet do të kryhen gjatë muajit Gusht dhe në javët e para të Shtatorit me ritme të shpejta, me qëllim që gjithçka të jetë gati për këtë vizitë të parë të Papa Françeskut në Shqipëri.
Udhëtimi apostolik i Shenjtërisë së Tij, që do të zhvilohet në Tiranë në datën 21 Shtator, përmban një axhendë të ngjeshur, që do të zgjasë plot 11 orë. Ai niset në orën 7 e 30 nga Aeroporti i Fiumicinos në Romë, drejt Areroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama.
Më pas, nën masa të rrepta sigurie, të ndërmarra nga Vatikani dhe shteti shqiptar, Papa do të udhëtojë drejt Presidencës në kryeqytet, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin dhe autoritete të tjera të vendit. Në orën 11, në sheshin “Nënë Tereza”, Papa Françesku do të mbajë meshën e shenjtë.
Gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri, Ati i Shenjtë do të lëvizë me një makinë të thjeshtë, të hapur, të vendosur nga autoritetet shqiptare, dhe jo me makinën e bardhë, që lëviz gjatë vizitave të tij në vende të tjera. Ai do të zhvillojë takime me ipeshkvinjtë në Tiranë dhe me drejtues të besimeve të tjera fetare.
Në axhendën e Papës është planifikuar dhe një vizitë në Qendrën e Fëmijëve “Betania” në Fushë Krujë. Nga Fushë Kruja, ai do të udhëtojë drejt Aeroportit “Nënë Tereza” më pas, ku do të zhvillohet një cermoni për largimin e tij, që përmbyll edhe vizitën e tij në Shqipëri dhe në orën 20, Papa do të fluturojë drejt Aeroporit të Fiumicinos. Kjo është vizita e dytë e një Pape, pas vizitës së Gjon Palit të Dytë, në Prill të vitit 1993.
Top Channel