Ancelotti: Reali, favorit për Superkupën e Europës

09/08/2014 00:00

Carlo Ancelotti, në një intervistë për realmadrid.com, ka deklaruar se kërkon që të vazhdojë të mbushë me suksese historinë e Realit të Madridit, duke nisur që nga Superkupa e Europës që do të luhet mbrëmjen e 12 gushtit dhe që do të vërë përballë madrilenët ndaj skuadrës së Sevijes.

Superkupa e Europës – Është një ndeshje e rëndësishme sepse është një finale e një kompeticioni ndërkombëtar. Është e veçantë pasi është ndeshja e parë zyrtare pas një Botërori për lojtarët e mi. Nuk do të jetë e lehtë të përgatitet, por duam ta fitojmë. Jemi favoritë vetëm nga emri.

Sfida të reja – Sezonin e kaluar fituam Kupën e Mbretit dhe trofeun më të rëndësishëm, Ligën e Kampioneve. Pas këtyre sukseseve, menjëherë kemi nisur të mendojmë për sezonin që pritet të nisë së shpejti. Duam të fitojmë trofe të tjerë pasi kjo është filozofia e Realit. Të gjithë duam të përmirësojmë historinë e këtij klubi.

Përsëritja e suksesit në Champions – Është shumë e vështirë të përsëritet. Kemi më shumë besim tek vetja si skuadër, të shohim se sa do na ndihmojë kjo gjë gjatë këtij sezoni.

Top Channel