PD: Mos përgjoni qytetarët shqiptarë

08/08/2014 00:00

Opozita denoncoi sërish përpjekjet e qeverisë për të përgjuar dhe kontrolluar çdo informacion në telefonat celularë të qytetarëve.

Partia Demokratike u bëri thirrje sot kompanive celulare dhe qytetarëve që të mos e zbatojnë vendimin e qeverisë për ruajtjen dhe dorëzimin e të dhënave të telefonave.

“Edi Rama ka vetëm një motiv: ai kërkon të dijë çfarë mendojnë, çfarë shkruajnë dhe çfarë flasin shqiptarët. Nëse kjo ndodh, ky është vërtet fundi i privatësisë në Shqipëri dhe një shkelje brutale e lirive dhe të drejtave kushtetuese të individit. PD-ja i bën thirrje qytetarëve të mos dorëzojnë privatësinë e tyre në duart e një qeverie arbitrare. PD-ja i bën thirrje kompanive celulare në vend të mos i dorëzojnë qeverisë të dhënat e IMEI-t, në të kundërt do të përballen me pasoja ligjore dhe me një bojkot masiv të abonentëve”, deklaroi Gazmend Bardhi, këshilltar ligjor i PD-së.

Top Channel