Protesta qytetare, në thelb të së cilës qëndron kërkesa për largimin nga detyra të guvernatorit Ardian Fullani, është zhvendosur nga Banka Kombëtare përpara selisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Qytetarët kanë nisur firmosjen e një peticioni, përmes të cilit u kërkohet deputetëve të shkarkojnë guvernatorin. Firmosja e peticicionit ka këtë përmbajtje.

“Kërkojmë që ju, urgjentisht, të mblidhni Parlamentin në një seancë të jashtëzakonshme për të shkarkuar guvernatorin Fullani, si personin që mban përgjegjegjësi  të plotë me veprimet dhe mosveprimet e tij, për vjedhjen e Thesarit të Bankës së Shqipërisë. Ai nuk mund të mbajë më postin e guvernatorit, përderisa ka refuzuar të kryejë aktin e dorëheqjes, një minimum i domosdoshëm për të kthyer besimin e publikut dhe për lejimin e një hetimi të pavarur”.

Peticioni do të vijojë të firmoset edhe në ditët në vijim, për t’iu dërguar më pas Presidentit të Republikës Bujar Nishani, i cili ende nuk është prononcuar për grabitjen e shekullit në Bankën e Shqipërisë, si dhe kryeparlamentarit Ilir Meta.

Top Channel