Didier Drogba tërhiqet nga kombëtarja

08/08/2014 00:00

Didier Drogba ka njoftuar tërheqjen e tij nga kombëtarja e Bregut të Fildishtë në mënyrë që t’i lërë “vendin të rinjve dhe të ndërtohet një skuadër për vitet e ardhshme”.

“Vjen një moment që duhet të largohesh. Është një vendim i vështirë pasi e di mirë se çfarë mund të jap për kombëtaren, por kur nuk e ndjen besimin e të tjerëve, duhet të heqësh dorë. Jam në dispozicion të vendit tim, por jo për të luajtur”, tha Drogba në një intervistë për ‘Canal Plus’.

Qendërsulmuesi ka luajtur 106 ndeshje me Bregun e Fildishtë duke shënuar 66 gola. Ka marrë pjesë në Botërorin e vitit 2006, 2010 dhe 2014, por kurrë nuk ka fituar tituj me kombëtaren e tij.

Top Channel