Cristiano “shet mend” në stërvitje
08/08/2014 00:00
Në një kohë që të gjithë futbollistët e Realit po bënin pompa normale gjatë seancës stërvitore, Cristiano Ronaldo vendosi që ushtrimeve t’i shtonte vështirësinë duke përfshirë edhe përplasje duarsh pas çdo ngritjeje.
Futbollistët e skuadrës madrilene po stërviten për finalen e Superkupës së Europës që do të luajnë ndaj Sevijes në 12 gusht, në Kardif.
Gjatë seancave stërvitore, Carlo Ancelotti i ka kërkuar lojtarëve të tij sa më shumë pasime dhe ndërrime pozicionesh. Trajneri italian i ka të gjithë lojtarët e gatshëm, me përjashtim të Jese Rodriguez.
Top Channel