Ka vijuar protesta e një grupi qytetarësh, të cilët kërkojnë largimin e Ardian Fullanit nga posti i guvernatorit, pas skandalit të grabitjes së më shumë se 7 milionë dollarëve nga Banka e Shqipërisë.

Protesta e kësaj së Enjteje është programuar nga organizatorët të zgjasë 7 orë, pasi, sipas tyre, 1 orë protestë i dedikohet çdo milion dollarësh nga 7 milionët e vjedhur në total.

Protestuesit kanë kërkuar largimin e Ardin Fullanit, pasi sipas tyre nuk mund të ketë hetime të pavaruara dhe intensive, për aq kohë sa në krye të bankës qëndron i njëjti guvernator, të cilit i janë vjedhur 7 milionë dollarë.

Njëri nga folësit gjatë protestës hodhi idenë e ngritjes së një Task-Force me ekspertë ndërkombëtarë, për të analizuar atë që ka ndodhur me Bankën e Shqipërisë.

Top Channel